Pioli me simptoma, Milan anulon konferencën për shtyp
Trajneri i Milan, Stefano Pioli, nuk do të paraqitet në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udinese.

Sport
Milan luan në udhëtim kundër Udinese në ‘Dacia Arena’, gjatë së shtunës, por trajneri italian nuk është i gatshëm t’i takojë mediet para kësaj ndeshje.
Pioli është me simptoma të një gripi të lehtë dhe kështu nuk mund të dalë para gazetarëve, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, 56 vjeçari do të drejtojë seancën e sotme stërvitore në Milanello dhe do të jetë në bankë ndaj Udinese nesër.
Milan shkon në këtë ndeshje si skuadër lidere me 38 pikë nga 16 ndeshje, një më shumë sesa rivalët e qytetit, Inter./Lajmi.net/