Pilotja që nget avionin me këmbë, në mungesë të duarve

Jessica Cox ka mësuar ta pilotojë aeroplanin vetëm me këmbët e saj.

Fun

23/05/2019 18:20

Ajo është po ashtu zhytëse e certifikuar dhee ka rripin e zi të nivelit të tretë në Taekwondu, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Jessica po ashtu ka udhëtuar në më shumë se 20 shtete si folëse motivuese.

“Atë që pilotët e bëjnë me duar unë e bëj me këmbë”, ka thënë ajo.

Jessica ka lindur pa krahë, dhe ende nuk dihet se pse ajo nuk ka arritur t’i zhvillojë krahët e saj sa ka qenë duke u zhvilluar në mitër.

Ajo thotë të ketë qenë e frikësuar nga fluturimet me aeroplanë, mirëpo njëherë kishte fluturuar në një aeroplan të vogël dhe gjërat kishin ndryshuar për të. Piloti i kishte hequr duart nga kontrolli i aeroplanit dhe e kishte lënë Jessica-n që ta fluturonte atë.

Më 2005 ajo kishte filluar të trajnohej për pilote, edhe i është dashur ta gjejw një instruktor fluturimi si dhe një aeroplan të përshtatshëm.

Më 2008 ajo ishte certifikuar që ta fluturonte një aeroplan sportiv Ercoupe.

YouTube player