Piloti sakrifikon veten, largohet nga zona e banimit që të mos ketë viktima

Një video e incizuar nga një dëshmitar i ngjarjes tregon momentin kur piloti i një aeroplani bën gjithçka që t’ia ndërroj drejtimin avionit dhe ta sakrifikoj vetën, që t’ua shpëtojë jetën dhjetëra qytetarëve.

Fun

15/07/2019 12:31

Shefi i eskadrilës Naruepol Lueadkusol në Chiang Mai, pjesë veriore e Tajlandës, po trajnonte një pilot të ri me avion ushtarak të tipit ‘Aero L-39 Albatros’, transmeton lajmi.net.

Por në gjysmë të rrugëtimit, njëri nga motorët dështoi.

Piloti kërkoi ndihmë nga kulla dhe u bë gati për ulje emergjente, e duke parë se nuk kishte gjasa të prekë tokën pa shkaktuar dëme, vendosi të largohet nga zona e banuar dhe të vazhdojë drejt maleve.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, piloti mbetur i vdekur në vend, pasi që edhe katapultimi nuk i kishte shkuar sipas planit, e piloti i dytë ka shpëtuar.

Videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga një veturë dhe tregon momentin se si aeroplani përplaset në mal në zonën e Sarapit. /Lajmi.net/

YouTube player