Piloti që iu shpëtoi dy përplasjeve me avion brenda një dite

Një pilot u përplas në një moçal në Florida të SHBA-ve, avioni i shpëtimit i të cilit u aksidentua rrugës për ta dërguar për mjekim.

Fun

09/10/2019 17:12

Jeff Wright postoi dy video në Facebook pas aksidenteve të 3 tetorit dhe shpjegoi se çfarë ndodhi, njofton ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.

Një video shfaqte viktimin dhe zv. sherifin e Qarkut Polk, Lavon, vetëm disa momente pas rrëzimit të dytë si rezultat i një operacioni të dështuar shpëtimi.

I mbuluar në baltë dhe mbeturina, Wright shihet i shtrirë në moçal, derisa piloti tjetër është i lënduar, e i shtrirë në ujërat me baltë.

Videoja e mëposhtme tregon pamjet se si u katandisën të dy personat në fjalë. /Lajmi.net/