Pijet energjike janë duke ju bërë edhe më të lodhur

19:25 | 30 Shtator 2014

Ekspertët paralajmërojnë se pijet energjike në vend se të ju largonin lodhjen, po ju lodhin edhe më shumë.

Një numër i madh i vajzave të reja janë duke vuajtur nga mungesa e hekurit, pasi që ato konsumojnë shumë pije energjike, kanë paralajmëruar ekspertët.

HFMA – një shoqatë për shëndetin ushqimor, paralajmëroi se kafeina mund të pengojë trupin që të marrë minerale, duke përfshirë edhe hekur, transmeton Lajmi.net.

Mungesa e hekurit është njëri ndër çrregullimet ushqimore më të zakonshme dhe hulumtimi i kohëve të fundit ka treguar se 40% e vajzave dhe grave të moshës 11-24 në Britani kanë më pak hekur se ç’pritej.

Kjo mangësi e hekurit prekë rreth 18% të femrave gjatë menstruacioneve. Studime të tjera kishin treguar se një në dhjetë adoleshent britanez konsumojnë më shumë se pesë kanaçe të pijeve energjike që kanë kafeinë çdo javë, tha HFMA.

Drejtori ekzekutiv i HFMA-së, Graham Keen, tha:”Mikro-ushqimet janë thelbësore për shëndetin e mirë, dhe mangësia e hekurit është një çështje e gjerë e cila nuk duhet të injorohet – veçanërisht për vajzat adoleshente”.

Të gjithë duhet të dijnë se zgjidhja më e mirë për shumicën e njerëzve është që të konsumojnë ushqime të tilla si vitamina dhe minerale që mirren përmes një diete të shëndetshme, transmeton Lajmi.net.

Raporti tregon gjithashtu se 54% e njerëzve britanik pohonin se ndiheshin të lodhur pas konsumimit të pijeve energjike.

Por, përderisa pijet energjike mund të sigurojnë një disponim të përkohshëm, ato janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.