Petroviq: Vendet e rezervuara, interes për shoqërinë kosovare

Sipas Sllobodan Petroviq, kërkesa e komuniteteve jo shumicë për vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara është interes për shoqërinë kosovare. Ai thotë se për themelimin e FAK-ut është Kuvendi i Kosovës institucioni që duhet të sqarojë më shumë këtë temë.

Lajme

28/04/2014 21:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq thotë se vendet e rezervuara është një kërkesë me “interes për shoqërinë kosovare”.

Petroviq ka thënë për RTK se për themelimin e FAK-ut dhe vendeve të rezervuara janë tema të rëndësishme dhe duhet të shikohet në aspektin pozitiv.

“Mendoj që këto dy tema janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, nuk janë hedhur në mënyrë të mirë në një shportë, të themi, dhe është pikëpyetje nëse do të jetë apo jo, por duhet të shikohet në aspektin pozitiv. Kur bëhet fjalë për vendet e rezervuara, natyrisht është kërkesë e komuniteteve jo shumicë por është plotësisht e qartë dhe është në interes të shoqërisë kosovare”.

Duke folur për themelimin e FAKU-t, Petroviq ka thënë se këtë temë duhet ta qartësojë më shumë Kuvendi i Kosovës.

“Pikërisht edhe tema e ushtrisë është diçka që ka rëndësi të madhe, që sa më shumë qytetarë para se gjithash të edukohen për këtë temë, nuk do të ishte serioze po qe se kësisoj do të bisedohej për këto çështje kaq të rëndësishme”.

“Mendoj se në Parlament duhet të diskutohet, jemi dëshmitarë që më shumë diskutohet në media sesa aty ku do të duhej. Ne si parti, e cila tash e tetë vjet jemi në institucione, e kemi treguar angazhimin tonë, angazhohemi për të gjithë qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh cilës parti i përkasin ata”, tha Petroviq, për RTK.