Petritsch për veprimin e Speciales: Bëri shpallje të pazakontë të akuzave

Wolfgang Petritsch, ish i dërguari i BE-së për Kosovën ka thënë se propozim-aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, është e pazakonshme.

Lajme

06/07/2020 20:19

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se ka qenë shumë i befasuar për mënyrën se si është publikuar njoftimi për aktakuzë, e cila është e ende e pakonfirmuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Më lejoni të them se kam qenë mjaft i befasuar kur mësova për këtë mënyrë mjaft të pazakonshme të shpalljes së akuzave kaq të rënda. Është e qartë që Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur. Kjo tashmë ka dalë, është bërë publike, është tejet e pazakonshme dhe jam mjaft i shqetësuar, sepse besoj se sundimi i ligjit dhe zbatimi i sundimit të ligjit është tejet me rëndësi. Shpresoj që Gjykata Speciale ka vepruar në këtë mënyrë”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.