Petkoviqit i ndalohet sërish që të hyjë në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është ndaluar në Merdare, pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mëngjesin e së enjtes, duke mos u lejuar të futet në territorin e Kosovës.

Lajme

02/12/2021 14:33

Kështu kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate nga kjo Zyrë, duke thënë se autoritetet kosovare janë njoftuar në përputhshmëri me marrëveshjen për vizita zyrtare të arritur në kuadër të Brukselit, shkruan lajmi.net.

“E kam njoftuar me rregull vizitën në përputhje me marrëveshjen, por Prishtina sërish po i shkel të gjitha marrëveshjet. Ideja e vizitës sime në Kosovë ishte që të vizitoj studentët e Seminarit Teologjik në Prizren, të vizitoj të kthyerit tanë në fshatin Novakë, por edhe të bisedoj me njerëzit tanë dhe familjet e rrezikuara sociale në veri të Kosovës”, është cituar të ketë thënë Petkoviq, sipas faqes zyrtare të kësaj zyreje.

“Mirëpo, Kurti është ai që vret çdo ditë dhe mundohet të normalizojë marrëdhëniet, këtë e bëri këtu, sot në Merdar”, deklaroi tutje ai.

Mediumi ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë lidhur me këtë çështje, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Kjo është hera e dytë prej se Petkoviqit iu refuzua hyrja në Kosovë përbrenda një periudhe të shkurtër nga institucionet kosovare.

Nga BE-ja kanë kërkuar prej Kosovës dhe Serbisë të respektohen marrëveshjet për vizita zyrtare reciprocikisht. /Lajmi.net/