Petkoviq i reagon ambasadorit gjerman për zgjedhjet në Kosovë
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar pasi ambasadori gjerman në Prishtinë akuzoi Serbinë për ndërhyrje në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë. “Si nuk u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode dhe si nuk e ka parë tërbimin dhe provokimet e mbrëmshme me flamuj shqiptarë në qendër të Mitrovicës?,ka pyetur kryengociatori serb Petar Petkoviq.…

Lajme
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar pasi ambasadori gjerman në Prishtinë akuzoi Serbinë për ndërhyrje në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.
“Si nuk u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode dhe si nuk e ka parë tërbimin dhe provokimet e mbrëmshme me flamuj shqiptarë në qendër të Mitrovicës?,ka pyetur kryengociatori serb Petar Petkoviq.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka përmendur se Serbia ka ndërhy në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.
Ndryshe në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt derisa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.