Petkoviç luan pak “zëdhënësin” e BE‘së: Thotë se takimi i radhës për dinarin është me 13 maj

Kryenegociatori serb Petar Petkovic në adresimin para mediave pas takimit të 6 e maratonik doli e njoftoi se s’ka zgjidhje përsëri për dinarin duke e shpalosur qëndrimet gati të njëjta e akuza për palën tjetër. Takimi tre palësh në Bruksel nisi rreth 12:30 e që përfundoi para pak kohësh e përfaqësuesit e Kosovës e Serbisë…

Lajme

25/04/2024 19:55

Kryenegociatori serb Petar Petkovic në adresimin para mediave pas takimit të 6 e maratonik doli e njoftoi se s’ka zgjidhje përsëri për dinarin duke e shpalosur qëndrimet gati të njëjta e akuza për palën tjetër.

Takimi tre palësh në Bruksel nisi rreth 12:30 e që përfundoi para pak kohësh e përfaqësuesit e Kosovës e Serbisë u deklaruan para mediave. Risia e vetme, përsëri, është se do të mbahet një takim i radhës për krizën e dinarit dhe se ishte emisari europian Lajcak që doli me propozime të reja, përsëri. I shtati me radhë këtë herë, me 13 maj.

Sipas drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ ishte delegacioni i Kosovës që s’ka vullnet për zgjidhje përkundër propozimeve ‘shumë të mira e të shumta’ të tyre pasi në Prishtinë nuk ka vullnet politik për zgjidhje.

Petkovic theksoi si çdo herë se Serbia do të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç pretendon ai, të gjitha telashet burojnë tani nga mos ekzistimi i saj