Brestovci: Shqetësuese, qytetarët hedhin mbeturinat përreth kontejnerëve

Përkundër që Kryeqyteti është furnizuar me 1 mijë 400 kontejnerë të rinj, problemi me mbeturina po vazhdon ende në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij problemi, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, është detyruar të kontraktoj edhe një operator ekonomik privat, e cila po ashtu si Ndërmarrja Publike “Pastrimi” do të bëjë bartjen e mbeturinave që…

Lajme

05/05/2024 16:16

Përkundër që Kryeqyteti është furnizuar me 1 mijë 400 kontejnerë të rinj, problemi me mbeturina po vazhdon ende në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij problemi, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, është detyruar të kontraktoj edhe një operator ekonomik privat, e cila po ashtu si Ndërmarrja Publike “Pastrimi” do të bëjë bartjen e mbeturinave që nga java e ardhshme.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci derisa shprehet i brengosur se si qytetarët po i hedhin mbeturinat mbi kapakë dhe përreth kontejnerëve, thotë se është qytetarët nuk po vetëdijesohen që t’i hedhin mbeturinat në shportë.

Brestovci është shprehur se problematikë shtesë me mbeturina janë edhe mbetjet vëllimore. Ai thekson se si DSHP dëshirojnë që Prishtinën ta ndajnë në gjashtë zona, dhe në një ditë të javës në një zonë të caktuar të vendosen 10 deri 15 kontejnerë nga 7 metër kub të mëdhenj.

“Tanimë vetëm e kemi kontraktuar edhe një operator ekonomik privat, i cili po ashtu si ndërmarrja “ Pastrimi” do të bëjë bartjen e mbeturinave…2:58 Mbetjet vëllimore, janë një problematik shtesë, me mbeturina,,, kështu që po mendojmë Prishtinën me e nda në gjashtë zona, dhe një ditë të javës e cila zonë të ketë të vendosur 10 deri në 15 kontejnerë nga 7 metër kub më të mëdhenj…7:50 Nuk e kam menduar që nëse kemi me i vendos këto kontejnerët e rinj, për të cilët kam insistuar për të qëndruar mbyllur me kapak,,, Në ditët e para kemi pasur një dukuri tepër negative ku nuk e kanë marrë mundin shumë prej qytetarëve me e hap kapakun e kontejnerëve dhe me e hedh mbeturinën aty ku duhet, por kanë filluar me i hedh mbi kapakët dhe pas një kohe kanë filluar me i hedh edhe pranë kontejnerëve, por jo në kontejnerë”ka thënë Brestovci.

Drejtori i Shërbimeve Publike, ka prezantuar për KosovaPress edhe projektin “ Parko dhe Udhëto”, projekt i cili do të jenë katër parkingje në hyrje të Prishtinës, në zonën Obiliq, nga ana e Podujevës, Fushë Kosovës dhe Veternikut, ku qytetarët mund të parkojnë veturat e tyre, dhe me një biletë ditore vetëm 80 cent mund ta lë veturën dhe të udhëtojë me Trafikun Urban.

“Së shpejti do të fillojmë me modelin “Parko dhe Udhëto”, që në të gjitha hyrjet që të qojnë në Prishtinë, si nga ana e Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe prej Veternikut, të kemi hapësira të mjaftueshme parkingu, ku qytetarët vijnë dhe duan të futen në Prishtinë, kanë mundësinë të parkohen aty dhe me një biletë e cila kushton vetëm 0. 80 cent, mund ta lënë veturën gjatë tërë ditës në parking, dhe të njëjtën biletë pastaj ta shfrytëzojnë edhe për trafikun urban.. 15:22 Së shpejti do të kemi shpërndarjen edhe të 100 biçikletave, ky projekt pastaj do të shkoj në rritje me një numër më të madh edhe të biçikletave dhe të skuterëve, këtë mendojmë t’u japim në menaxhim ‘Prishtina Parkingut’ nën moton “Parko dhe çiklo”, dhe qytetarët kanë mundësi edhe ata që futen brenda në kryeqytet deri në një zonë të caktuar ta parkojnë veturën e tyre aty ta marrin një biçikletë”, ka shtuar Brestovci.

Ndërsa, në muajin e ardhshëm, DShP, synon që të gjitha shërbimet e saj t’i paraqes në lagjen “Tophane” për t’u treguar qytetarëve se si do të duken në vazhdimësi lagjet e tjera njëra pas tjetrës.

“Ne synojmë që të gjitha shërbimet e drejtorisë së Shërbimeve Publike t’i paraqesim njëherë në një lagje për tu treguar qytetarëve se si do të duken në vazhdimësi lagjet e tjera njëra pas tjetrës..18:43 Në “Tophane” do ta paraqesim komplet se si duhet të menaxhohen mbeturinat, se si duhet të jenë shenjëzimet horizontale dhe vertikale, se si duhet të lirohen të gjitha trotuaret, të krijohen rrugët pa barriera, se si duhet ta kemi edhe shenjëzimin digjital,,, edhe ndriçimi publik i cili tani është me kabllo ajrore do të jetë me kabllo tokësore dhe me shtylla të reja”, është shprehur ai.