Peter Schmeichel reagon ashpër për transferimin e Casemiros drejt ‘Old Trafford’
Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel ka folur për transferimin e ri të ‘Djajve të Kuq’. United së fundmi ka transferuar në ‘Old Trafford’ mesfushorin Carlos Henrique Casemiron. E lidhur me transferimin e brazilianit ka folur ish-portieri i ‘Djajve të Kuq’, Peter Schmeichel. Ish-reprezentuesi danez, reagoi ashpër për nënshkrimin me Casemiron dhe e analizoi këtë…

Sport
Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel ka folur për transferimin e ri të ‘Djajve të Kuq’.
United së fundmi ka transferuar në ‘Old Trafford’ mesfushorin Carlos Henrique Casemiron.
E lidhur me transferimin e brazilianit ka folur ish-portieri i ‘Djajve të Kuq’, Peter Schmeichel.
Ish-reprezentuesi danez, reagoi ashpër për nënshkrimin me Casemiron dhe e analizoi këtë në një deklaratë të dhënë për BBC:
“Jam i befasuar që kemi nënshkruar me Casemiro. Të firmoset ai lojtar tani për atë shumë parash dhe me atë rrogë, me moshën e tij dhe kur nuk e dimë nëse do të luajë… ndoshta duhet të nënshkruhet dikush që e dimë se mund të luajë në Premier League.
Casemiro është një fitues, por ai është 30 vjeç. Mendoj se transferimi ka qenë i tillë: ‘A më dëshiron Manchester United? Në rregull, thjesht kërkoni shuma të pamend parash dhe nëse ata thonë po, unë do të vij; e nëse jo, atëherë nuk ka humbje. Nuk e kuptoj. Ai sapo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe këtë vit nuk do ta luajë. Një kontratë katërvjeçare – ndoshta nuk do ta kishte marrë në Real Madrid. Ka shumë punë për të bërë”.
Casemiro kaloi nga Real Madridi te Manchester United për shumën e 80 milionë eurove./Lajmi.net/