Pësoi aksident, përfundoi në QKUK, policia i gjen armë në veturën pa targa
Një aksident mes dy veturave në aksin rrugor Gaçkë-Burrnik të komunës së Ferizajt la të lënduar një 38 vjeçar, i cili fillimisht u trajtua në emergjencën e këtij qyteti e më pas në QKUK. Veturat, njëra me targa vendore e tjetra pa targa fare, sipas policisë së këtij rajoni, me të marr informatën u ekzaminuan,…

Lajme
Një aksident mes dy veturave në aksin rrugor Gaçkë-Burrnik të komunës së Ferizajt la të lënduar një 38 vjeçar, i cili fillimisht u trajtua në emergjencën e këtij qyteti e më pas në QKUK.
Veturat, njëra me targa vendore e tjetra pa targa fare, sipas policisë së këtij rajoni, me të marr informatën u ekzaminuan, por te kjo e fundit, përveç pa targa gjetën në pjesën e pasme të saj edhe një armë zjarri, që si i dyshuar për pronësi të saj është i lënduari nga aksidenti.
“Në vendin e ngjarjes është angazhuar Njësia e Trafikut Rajonal, e cila gjatë ekzaminimit të veturës pa targa ka zbuluar në pjesën e pasme të saj një armë zjarri (pistoletë). Arma është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, thotë Policia e Rajonit të Ferizajt.
Kanë bërë të ditur se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.”
Policia thotë se hetimet janë në vazhdim, si për aksidentin e trafikut ashtu edhe për çështjen e armës.