Peshkaqeni tigër noton në mes të plazhistëve, skena filmohet nga droni
Një peshkaqen tigër noton pranë zonës ku lahen plazhistët, të pavetëdijshëm për prezencën e tij.

Fun
Kenny Melendez, pronar i dronit me të cilën është xhiruar filmimi, po bënte disa xhirime, kur ka dalluar një ‘njollë’ në lëvizje në breg të detit.
Vetëm pasi analizoi me kujdes skenën ka kuptuar që bëhej fjalë për një peshkaqen tigër, i gjatë 2-3 metër.
Pamjet janë regjistruar në brigjet e Miami Beach, Florida.