​Peshëngritësi iranian debuton sot për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë sot për herë të parë nën flamurin e Kosovës. Peshëngritësi me famë botërore pritet të debutojë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë. Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me nisjen e garës së tij të parashikuar për…

Sport

09/10/2025 09:43

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë sot për herë të parë nën flamurin e Kosovës. Peshëngritësi me famë botërore pritet të debutojë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me nisjen e garës së tij të parashikuar për në orën 19:30.

Peshëngritësi iranian, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në fillim të këtij viti, ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Iranit deri në vitin 2022. Pas mosmarrëveshjeve me Federatën e vendit të tij, ai vendosi të ndryshojë përfaqësim dhe t’i bashkohet ekipit të Kosovës.

Rostami ka një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare: ai është fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe i medaljes së argjendtë në “Londër 2012”. Po ashtu, numëron tri medalje botërore – dy të arta dhe një të argjendtë.

Bazuar në rezultatet dhe përvojën e tij, Rostami është një nga kandidatët kryesorë për të siguruar një medalje botërore për Kosovën.