Pesëvjeçari çon heroinë në kopsht, thotë se bëhet Spider Man kur e shijon

Një burrë nga Massachusetts ka pranuar fajin për akuzat e drogës pasi autoritetet thanë që djali i tij pesëvjeçar çoi heroinë në çerdhe dhe i tha mësuesit të tij se kur e shijon pluhurin ai bëhet Spider Man.

Fun

17/11/2019 16:29

Autoritetet kanë mësuar se një pesëvjeçar çon heroinë në çerdhe, nën pretekstin se bëhet pretekst sapo është në ndikim të drogës.

Daily Hampshire Gazette raporton se 29 vjeçari Benny Garcia, nga Holyoke, prindi i fëmijës, u dënua të premten. Ai po përballet me akuzat për mbajtje të drogës dhe rrezikim të fëmijës, transmeton lajmi.net.

Prokurorët thonë se djali i tij kishte me vete një qese plastike të zbukuruar me Spider Man dhe e futi në gojë, duke thënë se sapo ta marrë atë, kthehet në superheroin e Marvel.

Autoritetet thanë se djali u dërgua në spital, i cili ishte në gjendje të rregullt shëndetësore. /Lajmi.net/