Pesë tradhtitë më të mëdha në futboll
Këto janë pesë transfertat që kanë shkaktuar më shumë polemika.

Sport
Transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli te rivalët e urryer të Juventus do të mbahet mend si një nga më të bujshmit në historinë e futbollit.
Argjentinasi, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i Serisë A në sezonin e kaluar, ishte kthyer në një ikonë për qytetin e Napolit.
Megjithatë, vizitat mjekësore të zhvilluara në fshehtësi në Madriddhe nënshkrimi i një kontratë 4-vjeçare me Juventus, kanë bërë që tifozët napolitanë ta konsiderojnë atë një tradhtar, përcjell “Albeu.com”.
Por ai nuk është futbollisti i parë që akuzohet për një gjë të tillë. Këto janë pesë transfertat që kanë shkaktuar më shumë polemika.
Pesë tradhtitë më të mëdha në futboll:
John Robertson: Nga Nottingham Forest te Derby, 1983
Mo Johnston: Nga Nantes te Rangers, 1989
Roberto Baggio: Nga Fiorentina te Juventus, 1990
Luis Figo: Nga Barcelona te Real Madrid, 2000
Sol Campbell: Nga Tottenham te Arsenal, 2001