Pesë të dyshuar për spiunazhë të arrestuar në Kosovë, Kurti: Dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ablin Kurti ka shkruar në lidhje me pesë të arrestuarit për spiunazhë dhe bashkëpunim me BIA-në serbe. Ai ka thënë se këto arrestime dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, si dhe sipas Kurtit konfirmojnë suksesin e Kosovës në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.…

Lajme

07/06/2025 14:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ablin Kurti ka shkruar në lidhje me pesë të arrestuarit për spiunazhë dhe bashkëpunim me BIA-në serbe.

Ai ka thënë se këto arrestime dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, si dhe sipas Kurtit konfirmojnë suksesin e Kosovës në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.

Ai ka shkruar se rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit.

”AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues. Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: