Pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar
Dëshironi të gjeni vende me mundësi të mira punësimi? Ambient të freskët? Me mirëqenie të përgjithshme? Përdoreni listën e mëposhtme për referencë.
Fun
HSBC, një prej bankave më të mëdha në botë, ka realizuar anketime me persona të riatdhesuar nga 163 regjione, për t’i pyetur se cilat janë vendet e preferuara në botë në bazë të standardit të jetesës, mundësive për punë dhe në bazë të mundësive për të rritur familje, transmeton lajmi.net.
Anketimi, i kryer nga ‘YouGov’ gjatë këtij viti, ka qenë i hapur për të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjet, të cilët nuk po jetonin në vendlindje në këtë kohë.
Kësisoj, nga rezultatet e fituara, janë përzgjedhur pesë shtetet më të mira në botë për të jetuar dhe punuar.
5. Zelanda e Re
HSBC thotë se njerëzit që shpërngulen në Zelandë të Re, janë më të prirë të qëndrojnë 20 vjet më shumë sesa në çdo shtet tjetër.
4. Spanja
Nga pjesëmarrësit e anketave, 67% e tyre kanë theksuar se kanë parë një përmirësim në jetë dhe punë pasi janë shpërngulur në shtetin mesdhetar.
3. Kanada
Kanadaja është një prej shteteve më mikpritëse në botë për të huajt, andaj shumë njerëz vendosen këtu për një periudhë afatgjatë.
2. Singapori
Singapori është vendi më i mirë në botë për familjet e riatdhesuara. Shumica e prindërve të përfshirë në anketim kanë vlerësuar se sistemi i shkollimit është dukshëm më i mirë sesa në shtete të tjera.
1. Zvicra
Rroga mesatare në Zvicër është rreth 111,587 dollarë – shumë më e lartë sesa mesatarja globale prej 75,966 dollarë. /Lajmi.net/