Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, në mesin e të ndaluarve është një ish-ushtarak
Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, me ç’rast të njëjtit janë ndalur nga Policia e Kosovës. KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës. Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku…
Lajme
Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, me ç’rast të njëjtit janë ndalur nga Policia e Kosovës.
KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.
Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.
“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi.
KosovaPress ka siguruar edhe inicialet e personave të ndaluar e që janë: SR (1981), MS (1986), SZ (1995), VK (1989) dhe DZ (2002).