Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Në rajonin e Gjakovës janë raportuar tri  raste në atë të Przirenit një rast  dhe në Prishtinë një rast. Gjakovë 17.10.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka tentuar ta godas fizikisht  bashkëshorten e…

Lajme

19/10/2024 08:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në rajonin e Gjakovës janë raportuar tri  raste në atë të Przirenit një rast  dhe në Prishtinë një rast.

Gjakovë 17.10.2024 – 23:50Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka tentuar ta godas fizikisht  bashkëshorten e tij, por është penguar nga fëmijët. Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë  18.10.2024-19:45.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.Gjakovë 18.10.2024-19:00. Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehrritë). Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash 17.10.2024-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 17.10.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe ai ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.