Pesë persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit irlandez
Pesë persona janë vrarë në një aksident helikopteri i cili ka ndodhur në rajonin malor të Uellsit.

Bota
Zyrtarët kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë përfunduar operacionin e kërkimit, transmeton lajmi.net.
Autoritetet kanë gjetur mbeturinat e helikopterit në një park kombëtar në veriperëndim të Uellsit, ndërsa zyrtarët kanë bërë të ditur se helikopteri është rrëzuar rrugës për në Dublin të Irlandës./Lajmi.net/