Pesë gratë më të votuar tek PDK-ja
Afro 90 për qind e votave për kandidatët për deputetë janë numëruar. Nga numri i votave të numëruara deri më tani, gruaja më e votuar tek Partia Demokratike e Kosovës është Sala Jashari. Ajo ka 42 mijë e 80 vota, transmeton lajmi.net. Pas saj vjen Vlora Çitaku me 37 mijë e 783 vota. Ganimete Musliu…
Lajme
Afro 90 për qind e votave për kandidatët për deputetë janë numëruar.
Nga numri i votave të numëruara deri më tani, gruaja më e votuar tek Partia Demokratike e Kosovës është Sala Jashari. Ajo ka 42 mijë e 80 vota, transmeton lajmi.net.
Pas saj vjen Vlora Çitaku me 37 mijë e 783 vota. Ganimete Musliu është gruaja e tretë më e votuar në PDK me 23 mijë e 439 vota.
E katërta është Besa Kabashi Ramaj me 19 mijë e 574 vota. Top 5-shen e mbyllë Blerta Deliu-Kodra me 17 mijë e 444 vota./lajmi.net/