Pesë gabimet që nuk duhet të bëni kur i shkruani dikujt që e keni qejf

Ashtu si mund të bëni për vete një djalë vetëm duke komunikuar virtualisht, njësoj mund ta humbisni. Sa herë ju ka ndodhur të mblidhni grupin e shoqeve apo shokëve për të deshifruar një mesazh që ju ka ardhur nga Ai apo Ajo dhe sërisht të mos e keni kuptuar se çfarë ka dashur të thotë? Nëse doni të flirtoni në mënyrë të suksesshme online, nuk duhet të bëni pesë gabimet e mëposhtme !

Fun

28/03/2018 14:48

  1. Jepini vlerë mesazhit tuaj ! Mos tregoni që jeni të mërzitur dhe dëshironi që dikush do t’ju argëtojë ! Në vend të mesazheve të thata, përgjigjien e të cilave e dini ! Hey çfarë po bën, tregoni diçka nga dita juaj në mënyrë që të prisni një koment e më pas të zhvilloni bisedën!
  2. Mos u tregoni të mërzitshëm! Vonoheni shumë për të kthyer përgjigjie
    Të gjithë e dinë këtë “hile” ! S’po i kthej përgjigjie për të paktën disa orë që ajo/ai të mendojë sesa e zënë jam unë ! Ndodh që vërtetë të keni punë, por një mesazh i tipit “ Për momentin jam pak e zënë” do të shkruaj sapo të lirohem do t’i vinte buzën në gaz tjetrit , në vend të heshtjes për disa orë.
  3. Nuk po përparoni me mesazhet tuaja
    Hapi i parë: Mesazhet argëtuese: Flirtime, shaka, shprehje !! Pas tyre duhet të mendoni për temat për të cilat mund të flisni më gjatë se 1 apo 2 orë ! Në këtë mënyrë ju do të njiheni me tjetrin,botëkuptimin e tij etj. Përveç kësaj, gjithmonë duhet të ruani disa tema bisede kur të takoheni personalisht.
  4. Komplimenteve përgjigjiuni me të njëjtën monedhë ! nëse dikush ju vendos në pah diçka pozitive tuajën, ju duhet t’ia bëni të ditur që u ndjetë e vlerësuar dhe t’ia ktheni komplimentin! Asnjëherë mos bëni gabim të mos i pranoni komplimentet në fazat e hershme të flirtit.
  5. Mos u tregoni shumë kërkuese
    Mos jini gjithnjë e para që shpreh interes për të ditur si po shkon dita e tyre, kur shkruani tregohuni e rezervuar në mënyrë që dhe tjetri të ketë për çfarë t’ju pyesë. /Lajmi.net/