Përzgjedhësi i Islandës “godet” Ronaldon

Përzgjedhësi i Islandës, Lars Lagerback, e ka akuzuar Cristiano Ronaldon për simulimet që bënë gjatë ndeshjes.

Sport

05/06/2016 12:50

Lars Lagerback e ka quajtur Cristiano Ronaldon aktor të talentuar, në prag të Kampionatit Evropian.

Islanda ndodhet në të njejtin grup me Portugalinë dhe pikërisht ndeshjen e parë e zhvillon ndaj “luzitanëve”, përcjell Lajmi.net nga AS.

“Portugalia e ka njërin nga lojtarët më të mirë në botë, që gjithashtu është një aktor efikas. I kemi parë disa nga filmat portugez në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atleticos, e kemi parë edhe Pepen, që mund të jetë në Hollywood”, deklaroi Lagerback.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.