Përvjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve, Hoxhaj: Heroizmi i buronte nga atdhedashuria e trashëguar
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre. Duke publikuar fotografi me prindërit e Mujë Krasniqit, Enver Hoxhaj shkroi në Facebook se përmes tyre kuptohet se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar. “Sot kujtojmë komandant Mujë Krasniqin…
Lajme
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre.
Duke publikuar fotografi me prindërit e Mujë Krasniqit, Enver Hoxhaj shkroi në Facebook se përmes tyre kuptohet se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar.
“Sot kujtojmë komandant Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij, që më 14 dhjetor 1998 në Pashtrik luftuan dhe ranë heroikisht për atdhe. Kur kam takuar dhe biseduar me nënën dhe babanë e Mujës, e kupton qartë se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar brez pas brezi. Sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë sonë. Lavdi Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, shkroi ai.