Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit, Kurti: Policët do të kenë kushte më të mira pune
Kryeministri në detyrë i ë Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë përuruar objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Sipas ZKM-së, ky object është një një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej…

Lajme
Kryeministri në detyrë i ë Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë përuruar objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit.
Sipas ZKM-së, ky object është një një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë dhe aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.
Me rastin e përurimit Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale.
“Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar”, theksoi kryeministri në detyrë.