Përurohet objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Hamza: Sot këtu nesër do të ndodhë anekënd vendit
Në qytetin e Mitrovicës është përuruar sot objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka marrë pjesë Kryetari i kësaj komune Bedri Hamza, kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë objekt “madhështor”, derisa ka shkruar se…
Lajme
Në qytetin e Mitrovicës është përuruar sot objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka marrë pjesë Kryetari i kësaj komune Bedri Hamza, kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë objekt “madhështor”, derisa ka shkruar se dëshmon suksesin që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime, shkruan lajmi.net.
“Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë. Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë. Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: