Përurohet busti i Madeleine Albraight

Është zbuluar busti i ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Lajme

12/06/2019 15:11

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë është zhvilluar ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga sheshi ‘Skënderbeu’, drejt sheshit “Albright”, ku edhe është zbuluar busti i ish-sekretares.

Përurimi i bustit të ish-sekretares Albright është bërë në sheshin tashmë të quajtur “Albright”, që gjendet afër American School of Kosova, raporton lajmi.net.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton. /Lajmi.net/