Përtej ligjit: Konjufca premton votë për Osmanin, edhe pse nuk ka të drejtë

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tashmë edhe kandidat i Vetëvendosjes për president është deklaruar lidhur me këtë çështje. Konjufca, ka bërë një huqje në deklarimin e tij pasi që ka thënë se e voton dikë që e propozojnë partitë opozitare, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmanin, kjo pasi që ai është pjesë e kabinetit qeveritar dhe…

Lajme

05/03/2026 11:57

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tashmë edhe kandidat i Vetëvendosjes për president është deklaruar lidhur me këtë çështje.

Konjufca, ka bërë një huqje në deklarimin e tij pasi që ka thënë se e voton dikë që e propozojnë partitë opozitare, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmanin, kjo pasi që ai është pjesë e kabinetit qeveritar dhe s’mund të marrë pjesë në votim.

“Po nga dy herë i ka takuar Kurti i ka takuar liderët dhe natyrisht ia ka kërkuar mbështetjen. Nëse s’e kemi mbështetjen e tyre, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Unë nuk e përjashtoj. Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë ata njërën. Po, pra Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë kom me votu, po ata nuk po duan me propozu. Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe një neutral le ta gjejnë, atëherë kjo është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje. Nga ana e opozitës, jo nga ana jonë”’’, ka thënë ai ndër tjerash për media.