Personi tregon mënyrën sesi i iku radarit të policisë, megjithatë përfundon në burg

Një biznesmenit nga West Yorkshire iu është dhënë një dënim me tre muaj burg, pasi u përpoq të bllokojë kamerat e shpejtësisë duke përdorur një pajisje zhurme.

Fun

12/02/2019 18:48

Drejtori i marketingut 58-vjeçar, Michael Twizell nga Dewsbury, e bashkëngjiti një pajisje zhurme në BMW-në e tij të serisë 3 pikërisht mbi targat e makinës, në një përpjekje për të bllokuar sistemin e radarit të policisë nga monitorimi, transmeton lajmi.net.

Gjatë shkurtit të vitit të kaluar, Twizell po udhëtonte përgjatë A658 afër Harrogat në Yorkshire Veriore. Po atëherë, oficerët në një kamion të parkuar të sigurisë së policisë zbuluan diçka të pazakontë.

Një mesazh njoftoi se kishte rënë sistemi në radar. Hetimet e mëtejshme zbuluan veglën, ndërkaq Twizell që nga ajo kohë është dënuar me tre muaj burg, si dhe është dorëzuar një gjobë prej 1.500 funtash. /Lajmi.net/