Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Lajme

27/01/2021 17:56

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net e ka konfirmuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrajse në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave, shkruan lajmi.net.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Ndërkohë, burime të lajmi.net marrin vesh se viktima është Albert Krasniqi i cili është i njohur si burri i ish-missit Besa Gashi me të cilën janë ndarë së fundmi dhe për sherrin e tij me reperin nga Shqipëria, Noizy në Prishtinë. /Lajmi.net/ 

Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – zbardhen detajet e para të rastit