Personi që u kap duke pirë kokainë mbi varrin e Pablo Escobar-it

Një turist britanik, i cili u regjistrua duke pirë kokainën tek  varri i Pablo Escobar, thotë se gjesti i kushtoi atij familjen e tij dhe ai madje ka marrë kërcënime me vdekje.

Fun

30/12/2018 18:02

Steven Semmens, 35 vjeç, ishte filmuar duke u gjunjëzuar dhe duke derdhur kokainë në vendin ku bosi famëkeq i kartelit u varros në Itagui, Kolumbi, më parë këtë vit, transmeton lajmi.net.

Personi, nga Swansea e Uellsit, tha se ai e konsideronte veprimin si një ‘shenjë respekti’.

Tani tetë muaj më pas nga incidenti z. Semmens ka thënë se ai “ndjehet keq për  atë që ka bërë ” dhe dëshiron “të kërkojë falje për njerëzit e Kolumbisë”. /Lajmi.net/