Personi që po prodhon birrë në stomakun e tij, i ndodhi e pazakonta

Një burrë i akuzuar nga policia për vozitje në ndikim të alkoolit, kishte një gjendje të çuditshme mjekësore që bëri që stomaku i tij të krijonte birrë.

Fun

21/10/2019 17:56

Një 46-vjeçar i paidentifikuar u ndalua nga policia në vitin 2014, të cilit iu bë testi i alkoolit. Mjeti rezultoi se ai kishte “pirë” pesë herë më shumë sesa që është e lejuar.

Ai pohoi se nuk kishte konsumuar asgjë alkoolike, por as policia dhe familja e tij nuk e besuan atë, transmeton lajmi.net.

Burri u diagnostikua përfundimisht me sindromën e birrës automatike (ABS) në 2017, pasi vizitoi një specialist në Qendrën Mjekësore të Universitetit Richmond në Nju Jork.

Atij iu zbuluan nivele të larta të një kërpudhe të quajtur Saccharomyces cerevisiae.

Kërpudhat janë të njohura edhe si “maja” të birrës sepse përdoret nga prodhuesit e birrës për të kthyer karbohidratet në kokrra, e më pas në alkool.

Mendohet se gjendja i është shkaktuar nga një trajtim i antibiotikëve, i cili iu ishte përshkruar në vitin 2011. /Lajmi.net/