Personi që pi çdo ditë urinën e tij, pohon se kurrë nuk ka qenë më i shëndetshëm

Një burrë e ka zbuluar se ndihet më mirë se kurrë, pasi ai filloi të pinte më shumë se një pintë të urinës së tij çdo mëngjes - dhe pretendon se ka shije si ale të hidhur.

Fun

04/03/2019 19:14

Fabian Farquharson, 37 vjeç, nga Sheffield, South Yorkshire, fillimisht filloi praktikën e çuditshme tre vjet më parë, pasi lexoi për përfitimet e supozuara shëndetësore në internet, transmeton lajmi.net.

Ai fillon çdo ditë me një gllënjkë urine të freskët, i përcjellë me 300-400ml të urinës së vjetër, dhe pretendon se kjo gjë e ka bërë atë të ndjehet i shëndetshëm dhe tejët i mençur.

“Studioja ilaçe internative gjersa lexova në lidhje me pirjen e urinës së vjetër. Gjithmonë kam qenë i hapur për këso gjërash, kështu që vendosa ta provojë një gllënjkë”, deklaroi ai.

“Shijonte paksa si ale e hidhur, por megjithatë fillova të mos e kisha problem”.

Dokumentet historike sugjerojnë se aztekët dezinfektuan plagët me të, ndërsa përfitimet përmenden edhe në letërsinë indiane dhe kineze. /Lajmi.net/