Personi që ha mish të papjekur e të kalbur qe 10 vite, thotë se është e sigurtë

Derek Nance për pothuajse një dekadë nuk ka ngrënë asgjë tjetër përveç mishit të papjekur e të prishur. Ai thotë se kurrë në jetën e tij nuk është ndjerë më i shëndetshëm.

Fun

19/06/2019 20:32

Nance i qëndron një diete e cila është e përbërë tërësisht nga mishi i papjekur, duke përfshirë stomakun, shprektën, mëlçinë e testikujt e kafshëve, transmeton lajmi.net.

Shtetasi amerikan, 35-vjeçar, i vetë-deklaruar karnivor, thotë se pjesët e vetme të kafshëve që nuk ka ngrënë e as nuk do t’i hajë janë thundrat dhe brirët.

Nance pretendon se dieta e tij asnjëherë nuk e ka tradhtuar atë. E vetmja kohë kur ai u sëmur nga helmimi, ishte kur hëngri një pulë të prishur.

Ai shpreson që ta ndjekë këtë lloj diete përgjatë tërë jetës së tij. /Lajmi.net/