Personi që financoi VV-në, emërohet kryesues i Bordit të Postës
Qeveria e Kosovës ka emëruar Fadil Bejtën si kryesues të ri të Bordit të Postës së Kosovës, ai në të kaluarën kishte dhënë para për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme
Kriteret krysore për Bord të Postës i kishte përmbushur, raporton T7.
Kësisoj Qeveria e Kosovës propozoi që Fadil Bejta të emërohet kryesues i Bordit të Postës për tre vitet e ardhshme.
Ani pse nuk ishte anëtar i ndonjë partie politike, megjithatë Fadil Bejta brenda 10 dite para ditës së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, dhuroi para në mënyrë vullnetare për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndihmat e tij financiare madje figurojnë edhe në listën e donatorëve të partisë në pushtet.
Bejta tani do ta mbajë një pozitë të rëndësishme në Postë.
Nga shoqatat sindikale të punëtorëve në Postë thonë se janë lodhur me ndërrimet e shpeshta të bordit, andaj nëse punojnë mirë nuk i pengon se si janë emëruar në këtë pozita.
Shumë shërbime janë pezulluar, andaj nëse s’përmbushen kërkesat e tyre do të përballen me reagime sindikale.
Ndërsa në një pozitë tjetër të rëndësishme është emëruar edhe ish-kandidati për asamblist në Komunën e Gjakovës.
Hasan Krasniqi është emëruar në pozitën e kryeshefit në KRU Gjakova.