Personi me aftësi të pabesueshme: Trupi i tij tërheqë hekur si një magnet

Një banor indian ka zbuluar para tri vitesh se zotëron aftësi të pazakonta nga të tjerët.

Fun

17/10/2019 16:39

Arun Raikwar, 52-vjeçar, i njohur edhe me nofkën “Personi magnetik nga India”, mësoi në 2016-s se trupi i tij është në gjendje të tërheqë mjete të hekurta, pasi filluan t’i ngjiten lugët në gjoks, njofton MSN, transmeton lajmi.net.

Me profesion fotograf, Arun pretendon se mund të tërheqë lugë, thonj, kuti hekuri dhe thika në trup.

Raikwar deklaron se magnetizmi në trupin e tij është mjaft i fortë sa për ta lejuar atë të ecë për rreth 600 metra me mjeta të hekurta të mbërthyera për trupi.

Sido që të jetë, pamjet e mundësuara nga vetë ai tregojnë burrin duke demonstruar fuqitë e tij.

Duke folur për gjendjen e Arunit, Dr Shailendra Shukla tha se ai ishte jashtëzakonisht kurioz, por jo i befasuar pasi trupi i njeriut ka praninë e fushave magnetike, gjë që u mundëson atyre të marrin një imazh të rezonancës magnetike (MRI) dhe elektrokardiografi (EKG).

Pamjet janë filmuar më 15 tetor. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/563846361020001/