Personi kapet në palestër duke masturbuar në afërsi të një femre

Një burrë që thuhet se ishte kapur duke masturbuar pranë një gruaje duke ushtruar, është ndaluar të futet në palestër për tërë jetën e tij.

Fun

21/05/2019 12:42

Skena në fjalë u regjistrua nga një person prezent në një palestër të Virgin Active në Stellenbosch, një qytet universitar në Afrikën e Jugut, transmeton lajmi.net.

Në pamjet e mundësuar, personi shihet i ulur në një dyshek palestre vetëm pak metra larg një gruaje që po bënte ushtrimet e njohura si ‘squats’.

Derisa përdor telefonin e tij me dorën e djathtë, dora tjetër shihet të lëvizë me energji në pantallonat të shkurtra, me një peshqir që mbulonte prehrin e tij.

Pas postimit të fotografive në rrjetet sociale, mediet lokale kanë raportuar se dega e ‘Virgin Active’ i është përgjigjur incidentit duke ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke ia ndërprerë anëtarësimin e tij.

Është e paqartë nëse videoja është dorëzuar në polici. /Lajmi.net/