Personi i parë mashkull që ka bërë histori duke lindur fëmijë

Një person transgjinorë i cili ka bërë histori duke lindur fëmijë tani është duke u përpallur me një betejë ligjore për tu emërtuar baba në çertifikatën e lindjes.

Fun

20/07/2019 08:45

Freddy McConnell, 32 vjeç, u transformua nga një femër në mashkull, para se të lindte fëmijë. Ai kishte jetuar si një burrë për disa vjet dhe ka marrur testosteron që kur ishte 25 vjeç si dhe hyrë operacione të riformimit te gjoksit.

Një aktivist krenar transgjinorë, Freddy, ka kërkuar të emërtohej si baba i fëmijës, kur ai shkoi të regjistronte djalin e tij. Mirëpo, zyra e përgjithshme për regjistrim ka refuzuar, duke pretenduar se fëmija ligjërisht duhet të ketë një nënë, raporton “Unilad”.

Freddy kundërshtoi, duke theksuar se ai është tani dhe ishte kur fëmija i tij kishte lindur-ligjërisht si një burrë dhe duhet të njihet si i tillë në dokumentin ligjor, transmenton lajmi.net.

Kundërshtimet e babait te ri kanë çuar deri në një betejë me Gjykatën. Avokati i tij, argumenton se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut duke mos e njohur si nëna e fëmijës.

Siç është raportuar në revistën “The guardian”, Freddy ende është duke u përballur me këtë betejë, i cili kërkon që identiteti i tij dhe i fëmijës të mbrohen nga një urdhër anonimiteti. /Lajmi.net/