Personeli mbështetës në SHSKUK dhe QKUK kërcënon me bojkotim të punës nëse nuk marrin shtesën prej 300 eurove

Punëtorët e personelit mbështetës të SHSKUK-së dhe QKUK-së, kanë mbajtur protestë para administratës qendrore si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në pakon e ndihmës.

Lajme

30/09/2020 10:35

Janë rreth 2 mijë punëtorë të personelit mbështetës të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës si dhe të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, të cilët nuk janë përfshirë dhe nuk kanë marrë pagë shtesë mbështetëse prej 300 eurosh ashtu siç ka premtuar Qeveria e Kosovës, raporton lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, disa nga këta punëtorë kanë protestuar para administratës qendrore të SHSKUK-së si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në këtë pako.

Kastriot Gjoshi, përfaqësues i personeli mbështetës, tha në këtë protestë se të gjithë kanë qenë të rrezikuar nga koronavirusi dhe se 2 mijë punëtorë nuk janë përfshirë në këtë pako për marrjen e pagës mbështetëse prej 300 eurove.

“Ne sot jemi mbledhur këtu për t’i mbrojtur të drejtat tona sepse jemi në dijeni që pesonalei mbështetës, siç janë administrata, recipsionisttë, IT-të, vozitësit e autoambulancave të cilët e kanë bartur pacientët kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë të rrezikuar nga koronavirusi dhe shumë kategori të tjera, kuzhinierët etj.,.Të gjithë kemi qenë të rrezikuar dhe jemi të rrezikuar dhe asnjë prej neve nuk kemi marrë pagën mbështetëse prej 300 eurove të cilën e ka premtuar kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri Armend Zemaj. Jemikkëtu për të treguar diskriminimin që po e bën menaxhmenti. Kërkojmë që të trajtohemi të barabartë q ëtë gjithë ta kalojmë sa më lehtë”, u shpreh ai, raporton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër, para protestuesve ushtruesi i detyrës drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se janë duke bërë çdo përpjekje për të realizuar këtë pagesë prej 300 eurove për të gjithë punëtorët që nuk i kanë marrë deri më tani.

Krasniqi po ashtu theksoi ekziston vullneti që të ekzekutohet edhe pagesa për punëtorët e stafit mbështetës, pasi që sipas tij, pa këta punëtorë as personeli mjekësor nuk do të mund të kishte arritur t’ia dalë kaq mirë në kohën e pandemisë.

“Ju e dini që Kosova ka përjetuar muaj të vështirë për sa i përket menaxhimit të pandemisë, ky menaxhim i mirë i pandemisë. Dje kam pasur takime me disa përfaqësues të sektorëve që për momentin janë jashtë listës së pagesës shtesë. Ju e dini që ky menaxhim i mirë është bërë falë bashkëpunimit të mirë. Ne me kohë kemi bërë thirrje dhe si menaxhment i SHSKUK-së kemi bërë të gjitha procedurat e duhura që të gjithë punonjësit të përfshihen në këtë pagesë shtesë prej 300 eurove. Edhe si menaxhment edhe ne shkresën zyrtare ne kemi vlerësuar rolin e të gjithë stafin mjekësor por edhe të stafit mbështetës dhe kemi theksuar se pa stafin mbështetës do të ishte i pamundur edhe menaxhimi dhe funksionimi i personelit mjekësor. Jemi të angazhuar që të gjithë punonjësit që ta marrin këtë pagë shtesë prej 300 eurosh. Ekziston vullnet dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje për këta punëtor. Sepse ne jemi shumë më shumë se ju që të merrini këtë pagë deri sa të sigurohemi që të gjithë të marrin këtë shtesë”, theksoi Krasniqi, raporton më tutje lajmi.net.

Pas këtij fjalimi, përfaqësuesi i protestuesve Kastriot Gjoshi, tha se në rast se nuk ekzekutohen këto pagesa, atëherë të hënën edhe do të bojkotohet puna.

“Deri të hënën nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre edhe do të bojkotohet puna. Ju lutem të merren parasysh kërkesat e tyre”, theksoi Gjoshi.

Në anën tjetër edhe mjeku Avdush Bajgora, kishte dalë në mbështetje të këtyre punëtorëve dhe theksoi se stafi mjekësor nuk do të mund të kishte funksionuar pa administratën dhe shërbimet e tjera. /Lajmi.net/