Personat që u gjetën pa shenja jete në Pejë, raportohet të jenë të moshës 20 dhe 25 vjeçar

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në rrugën e KFOR-it në Pejë, në një vilë. Aty janë gjetur pa shenja jete dy të rinj, një vajzë dhe një djal shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke…

Lajme

30/12/2025 17:51

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në rrugën e KFOR-it në Pejë, në një vilë.

Aty janë gjetur pa shenja jete dy të rinj, një vajzë dhe një djal shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se në vendngjarje është Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe hetimet rajonale si dhe të gjitha njësitet relevante policore.

“Aty janë dy viktima të pajetë, një mashkull dhe një femër. Njëkohësisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tyre, dhe njëkohësisht është duke ardhur Mjekësia Ligjore për tërheqjen e trupave të pajetë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të bëhet autopsia, për momentin janë siguruar prova”, ka thënë Nikçi.

Në media është raportuar se njëri nga viktimat është e moshës 20 vjeçare dhe tjetri 25. /Lajmi.net/