Personat që lindin në këtë muaj, jetojnë më gjatë

Shkenca ka përparuar kaq shumë, sa tashmë pretendon se në bazë të muajit të lindjes, mund të parashikojë me saktësi jetëgjatësinë biologjike të një individi.

Fun

19/12/2018 14:54

Me fjalë të tjera, shkenca vjen për të konfirmuar parathëniet e astrologjisë.

Pas një mori shqyrtimesh të kryera në Universitetin e Bristolit, (Britani), dhe në atë të Vjenës, (Austri), u gjet se muaji i lindjes përbën faktor themelor në përcaktimin e jetëgjatësisë së femrave mbi 30 vjeç.

Në veçanti, gratë e lindura në mes të majit dhe dhjetorit janë të prira të jetojnë 3 vjet më shumë se ato që kanë lindur në gusht.

Gratë që kishin lindur në muajin maj (399 raste), jetuan 3.61 + – 0.93 vjet më shumë në krahasim me ato që kishin lindur në gusht.

Pothuajse e njëjta epërsi u vërejt edhe për të lindurit e dhjetorit, jetuan 3.21 + – 0.94 vjet më tepër se të tjerët që kishin lindur në gusht. /Lajmi.net/