Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin
Policia e Kosovës ka shqiptuar një tiketë kundërvajtëse ndaj një drejtuesi automjeti, i cili, ka lëvizur me veturë në kushte të rrezikshme, duke pasur një person të shtrirë mbi automjet. Rasti ka ndodhur më 4 prill në Istog. Policia ka bërë të ditur se me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit që ndodhej…
Lajme
Policia e Kosovës ka shqiptuar një tiketë kundërvajtëse ndaj një drejtuesi automjeti, i cili, ka lëvizur me veturë në kushte të rrezikshme, duke pasur një person të shtrirë mbi automjet.
Rasti ka ndodhur më 4 prill në Istog. Policia ka bërë të ditur se me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit që ndodhej mbi veturë, duke e cilësuar rastin si sjellje të papërgjegjshme në trafik.
Policia ka theksuar se raste të tilla do të trajtohen me masa ndëshkuese, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion./kp