Përshëndetemi me Kosovë
Vojislav Kostunica ka pohuar se me mbështetjen e zgjedhjeve në Kosovë “pushteti heq dorë nga një pjesë e shtetit”. Ai ka ftuar serbët e Kosovës të mos dalin në zgjedhje.
Lajme
Vojislav Kostunica i konsideron zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë si të rreme, antikushtetuese dhe antishtetërore.
Ish Kryeministri i Serbisë ka pohuar se me mbështetjen e këtyre zgjedhjeve “pushteti heq dorë nga një pjesë e shtetit”.
Kostunica ka ftuar serbët në Kosovë që mos të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, njoftojnë mediat serbe.
“Ne sot i ftojmë bashkëkombësit tonë në Kosovë që me vendosmëri dhe të bashkuar të tregojnë që janë qytetarë të Serbisë dhe se për ata nuk ekzistojnë zgjedhje të ndara”.
Kostunica ka pohuar se pushteti aktual serb po tenton të mashtrojë popullin serb në Kosovë se si do ta fitojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Por, harron të tregoj se ku ndodhet ai Asociacion dhe se a do të formohet në bazë të ligjeve serbe apo ligjeve separatiste.”