Përsëri rrahje në LDK, nëndega në Mati 1 – një person ka kërkuar ndihmë mjekësore

Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po i shkon mirë procesi i brendshëm zgjedhor.

Lajme

13/06/2019 20:16

Pas disa incidenteve të njëpasnjëshme në nëndegë siç ndodhi Mitrovicë e Ferizaj, Vushtrri e Prishtinë, një i tillë ka ndodhur edhe në nëndegën e LDK-së në Mati 1.

Burime të lajmi.net brenda prej ku po mbahej mbledhja kanë treguar se ka pasur incident i cili ka eskaluar pas përleshjes verbale në fizike.

Madje ata thonë se një person është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra. /Lajmi.net/

Zgjedhjet me përleshje të LDK-së