Përse ushqimet e skuqura janë kaq të mira?

Askush nuk iu reziston patateve të skuqura, sidomos fëmijët! Mirëpo, për shkak të vajit, nuk janë të shëndetshme dhe këshillohet të hahen sa më rrallë. Jo të gjithë ja dalin!

Lifestyle

26/05/2017 09:58

Përse ushqimet e skuqura janë kaq të mira?
Sekreti është i thjeshtë…nxehtësia e lartë në të cilën skuqen, shkakton dy fenomene të tjera, ngacmon një sërë reaksionesh kimike që prodhojnë substance veçanëristh të shijshme. Nga ana tjetër krijon një shtresë krokante në sipërfaqe që mban brenda gjithë përbërësit aromatik.

Në fakt, vaji i ullirit, për arsye se digjet, nuk këshillohet për të skuqur por specalistët thonë se në fakt ai i mund të gjithë, në çdo rast. Yndyrnat e pangopura të tij e mbrojnë nga efektet negative. Nëse nuk e duroni dot erën e tij mund ti skuqni me atë të kikirikut.

Temperatura e skuqjes nuk duhet të jetë asnjëherë aq e lartë sa vaji të filloj të digjet; nëse një e skuqur bëhet e djegur nga jashtë dhe e pabërë nga brenda, është e pangrënshme. Skuqja duhet të bëhet për një kohë më të gjatë në mënyrë që të bëhen plotësisht, ashtu siç duhet. /Lajmi.net/