Përse u shpall antikushtetues Ligji për Byronë: Flet avokati i PDK’së

Faton Fetahu, avokati i Partisë Demokratike të Kosovës[PDK], ka shpalosur arsyet se pse Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues. Ai shprehu se fillimisht nuk janë marrë “fare në konsideratë” gjetjet e dy raporteve kryesore të opinioneve qoftë nga Komisioni i Venecias, apo edhe vërejtjet e “vazhdueshme” nga…

Lajme

01/07/2024 21:55

Faton Fetahu, avokati i Partisë Demokratike të Kosovës[PDK], ka shpalosur arsyet se pse Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është antikushtetues.

Ai shprehu se fillimisht nuk janë marrë “fare në konsideratë” gjetjet e dy raporteve kryesore të opinioneve qoftë nga Komisioni i Venecias, apo edhe vërejtjet e “vazhdueshme” nga ana e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e kësaj fushe.

“Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i miratuar në shkurtin e vitit të kaluar u konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese si jokushtetues, për faktin se nuk u morën në konsideratë fare gjetjet e dy raporteve të opinioneve të Komisionit të Venecias dhe as vërejtjet e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës”, shtoi Fetahu.

Fetahu shpalosi disa nga pikat kryesore e shpalljes së pavlefshëm të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ku disa prej tyre janë fushëveprimi kohor për zbatimin e këtij ligji, teoria e vlerësimit të gjasave apo edhe themelimi i një organi administrativ si një institucion i specializuar.

“Përmes Ligjit për Byronë është pretenduar të themelohet një organ administrative, një institucion I specializuar në kuptim të nenit 142 të Kushtetutës në Institucionet e Pavarura. Në rastin konkret nuk po themelohej një institucion, I cili do të monitoronte dhe ndihmonte Kuvendin për ushtrimin e kontrollit parlamentar. Por themelohej një institucion që në thelb një veprimtari hetuese. Ky argument ishte elaboruar nga ana e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata konstatoi se ky institucion I propozuar nuk I përmbushte dot kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u themeluar dhe funksionalizuar si institucion I pavarur në kuptim të Kushtetutës. Çështja e dytë është fushëveprimi kohor I zbatimit të këtij ligji. Çështja tjetër është Teoria e vlerësimit të gjasave. Pastaj është masa qartazi në shpërputhje me vlerat e një rendi demokratik. Çështja e shtatë është procedura.
…..”, shtoi ai.

Ndryshe, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.