Përse po e pijnë kaq shumë njerëzit Coca-Cola’n me qumësht
Një trend i ri është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/03/screen-shot-2019-03-07-at-10.27.04-am.jpg)
Fun
James Felton, një komedian, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij eksperiencën e ‘qumështit me Coca-Cola’ në Twitter, duke theksuar se tashmë është bërë popullore në Angli.
‘Qumështi dhe Coca-Cola tashmë po pëlqehet nga çdo anglez”, shkroi ai në Twitter.
Felton përfshiu edhe fotografitë e vetes duke pirë përzierjen e qumështit dhe cola-s, ndërsa mijëra persona nuk e mirëpritën veprimin.
Por ai nuk është i vetmi. Këtë pijeje e provuan edhe disa persona të tjerë, ndjekësit e të cilëve poashtu kanë reaguar me neveri kundrejt veprimit . /Lajmi.net/