Përse nuk duhet t’i pastrojnë xhamat e dritareve gratë shtatzëna, kjo ndodh me foshnjën

Gratë shtatzëna që përdorin produkte shtëpiake që përmbajnë kimikate të caktuara mund të rrezikojnë shëndetin e mushkërive të fëmijëve të tyre, kanë gjetur hulumtime të reja.

Lifestyle

06/02/2019 18:53

Një studim i publikuar në revistën ‘Planetary Health Lancet’ shikonte të dhënat nga më shumë se 1.000 gra shtatzëna, ndërsa gjetën një lidhje midis ekspozimit prenatal ndaj parabenave, ftalateve dhe substancave perfluoroalkile (PFAS) dhe funksionit të reduktuar të mushkërive në fëmijët.

Këto kimikate mund të absorbohen nga nëna nëpërmjet ushqimit ose ujit dhe më pas nga foshnja e palindur, e cila do t’i thithë ato nëpërmjet placentës.

Studimi u drejtua nga Instituti i Shëndetit Global të Barcelonës (ISGlobal) dhe Instituti Francez për Shëndetësi dhe Hulumtimet Biomjekësore, të cilët kanë punuar në bashkëpunim me ekipet e tjera evropiane.

“Ky është studimi i parë që zbaton një qasje ekspozimi ndaj kimikateve”, shpjegon Martine Vrijheid, koordinator i studimit dhe studiues ISGlobal.

Vrijheid shtoi se gjetjet mund të kenë implikime të rëndësishme nga perspektiva e shëndetit publik. /Lajmi.net/